Nuk kanë të ndalur telashet me lëndime për uellsianin

Nuk kanë të ndalur telashet me lëndime për uellsianin

Gareth Bale ishte ndër më të mirët në fitoren 3:1 të Real Madridit përballë Borussia Dortmundit të martën në Ligën e Kampionëve.

Por, uellsiani u largua nga ndeshja pak minuta para përfundimit të saj për shkak të një lëndimi tjetër që ka pësuar në muskul.

Megjithatë sipas medieve spanjolle, të cilat janë informuar nga një burim i afërt me klubin, shkruajnë se lëndimi i Bale nuk është aq serioz dhe ai do të mungojë vetëm në ndeshjen e kësaj jave ndaj Espanyolit.

Reali në këtë fillim sezoni është duke u përballur me lëndime të shumta të futbollistëve.