Kombëtarja uellsiane ka mbetur pa yllin e saj kryesor

Kombëtarja uellsiane ka mbetur pa yllin e saj kryesor

Gareth Bale nuk do të mund ta ndihmojë Uellsin në dy ndeshjet e fundit në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror ‘Rusi 2018’.

Ylli i Real Madridit ka pësuar një lëndim në ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndaj Borussia Dortmundit javën e shkuar dhe nuk ka mundur të luante as me ‘Los Blancos’ këtë javë në La Liga, në fitoren 2:0 ndaj Espanyolit.

Kësisoj, Bale do të mungojë në dy sfidat që Uellsi i zhvillon ndaj Gjeorgjisë dhe Republikës së Irlandës, në kërkim të një vendi që i dërgon në Botërorin e vitit të ardhshëm.