Ballkani fitoi me rezultat të thellë

Ballkani fitoi me rezultat të thellë

Skuadra e Ballkanit e ka zhvilluar ndeshjen e radhës miqësore në përgatitjet në Turqi.

Suharekasit janë ndeshur me skuadrën rumune, Viitorul.

Portokallezinjtë kanë shfaqur formë të lartë në këtë duel, duke e fituar atë me rezultat të thellë, 4:1.

Golat i kanë realizuar: Artur Magani, Arbër Prekazi, Visar Berisha dhe Arbër Hoxha.

Edhe në këtë duel, kampioni vjeshtor i elitës ka treguar formë të lartë.