Sulmuesi i Nices po kalon në formë të mirë këtë sezon

Sulmuesi i Nices po kalon në formë të mirë këtë sezon

Mario Balotelli i ka dërguar një mesazh trajnerit aktual të Italisë Luigi Di Biagio, për dy ndeshjet miqësore me Argjentinën dhe Anglinë.

Sulmuesi i Nices në kampionatin francez është i gatshëm për të dhënë kontributin e tij në ringritjen e të kaltërve pas eliminimit nga Suedia në play off-in e botërorit.

“Unë e dashuroj kombëtaren dhe do të vija më vrap nëse më thërrasin”.“Dy trajnerët që nuk më kanë grumbulluar janë Conte, i cili ka pasur të drejtë sepse nuk luaja dhe Ventura, që ka pasur arsyet e tij, por që unë nuk i kam kuptuar”, ka thënë Super Mario.

27-vjeçarit i përfundon në verë kontrata me skuadrën franceze Nice.