Mbrojtësi francez do t’i bashkohet Barcelonës gjatë afatit kalimtar të verës

Mbrojtësi francez do t’i bashkohet Barcelonës gjatë afatit kalimtar të verës

Clement Lenglet pritet të jetë përforcimi i parë i Barcelonës në afatin kalimtar veror.

22-vjeçari do të nënshkruajë për pesë vite me kampionët e Spanjës, ndërkohë që tashmë pritet te arrihet një marrëveshje edhe me Sevillan.

Francezi, i cili ka bërë një sezon mjaft të mirë me andaluzianët, fillimisht ka pasur dyshime rreth transferimit në Camp Nou, për shkak të rivalitetit të madh tek katalanasit, ndërkohë që tashmë është i bindur për të veshur fanellën e Barçës.