Barcelona është e gatshme të bëjë ofertë të re për Philippe Coutinho-n, që në afatin kalimtar të janarit

Barcelona është e gatshme të bëjë ofertë të re për Philippe Coutinho-n, që në afatin kalimtar të janarit

‘Blaugranët’ dështuan ta transferojnë brazilianin gjatë verës, pasi ekipi anglez i refuzoi katër oferta të tyre, edhe pse vetë lojtari e dëshironte transferimin në ‘Camp Nou’.

Edhe përkundër kësaj shefi ekzekutiv i ekipit spanjoll, Oscar Grau ka bërë të ditur se ‘Katalanët’ nuk kanë hequr dorë nga 25 vjeçari.

“Ne jemi të gatshëm të transferojmë Coutinho-n ose cilindo lojtar që e dëshiron stafi gjatë afatit kalimtar të dimrit”, ka theksuar Grau.

Shuma të cilën thuhet se do ta ofrojnë Barça për yllin e Premier Ligës, është 120 milionë funta.