Warning: sprintf(): Too few arguments in /home/rtv21new/public_html/wp-content/themes/newsphere-pro/lib/breadcrumb-trail/inc/breadcrumbs.php on line 254

​Barcelona s’e harron lojtarin e Kombëtares, zbulohet oferta

1 min read

Barcelona ka huazuar Alex Collado te Elche, që vitin e ardhshëm do ta festojë 100-vjetorin. Konkurrenca e madhe ka ndikuar që mesfushori me tipare ofensive të luajë këtë sezon te skuadra që kërkon mbijetesën në La Liga.

“Merkato nuk është mbyllur akoma, mund të bëjmë të tjera afrime”, ka deklaruar presidenti Joan Laporta, ndërkohë që Xavi pret një mbrojtës të djathtë.

Emri i fundit që lidhet me klubin katalanas është Thomas Muenier.

Katalanasja Sport.es ka shkruar se Barcelona po tenton të sigurojë një akord me lojtarin e Borussia Dortmund, me klubin gjerman që heziton të heqë dorë nga shërbimet e 30-vjeçarit belg.

Barça e ka kërkuar edhe në janar Meunierin, por gjermanët nuk kanë pranuar shitjen e tij, teksa anësori i djathtë është shprehur se ka humbur mundësinë e jetës për të vijuar karrierën në “Camp Nou”.

Klubi spanjoll ka gati 10 milionë euro për kartonin e lojtarit, por drejtuesit e Dortmundit kërkojnë të paktën 15 milionë. Diferenca nuk është e madhe dhe ditët e ardhshme mund të sjellin akordin zyrtar mes klubeve.