Dy gjigantët e futbollit evropian po e kërkojnë me ngulm brazilianin

Dy gjigantët e futbollit evropian po e kërkojnë me ngulm brazilianin

Liverpool do të bëjë një blerje në fazën e sulmit në sulm për sezonin e ardhshëm.

Listës së dëshirave të Jurgen Klopp i shtohet edhe futbollisti brazilian, Malcom i Bordeaux.

Ky i fundit është bashkë me Leon Bailey dhe Christian Pulisic emrat ku Klopp është përqendruar por duket se lojtari i Bordeaux i pëlqen së tepërmi trajnerit të “The Reds”.

21-vjeçari ka shënuar 10 gola në 36 ndeshje këtë sezon me klubin francez dhe njëkohësisht është objektiv edhe për Bayern Munich. Në janar Malcom ishte pranë transferimit në Premier Ligë tek Arsenal ndërsa në verë ky do të jetë rasti i artë për 22-vjeçarin që të realizojë transferimin te Liverpool.