Klubi bavarez do t’i mbajë edhe më tutje për vete dy veteranët

Klubi bavarez do t’i mbajë edhe më tutje për vete dy veteranët

Drejtuesit e Bayern Munich kanë vendosur që t’u ofrojnë dy futbollistëve një kontratë të re dhe këtë plan e zbuloi Shefi Ekzekutiv i klubit bavarez, Karl-Heinz Rummenigge.

34-vjeçari, Arjen Robben 35-vjeçari Franck Ribery kanë me kampionët e Gjermanisë një kontratë që skadon në fund të këtij sezoni dhe qëndrimi i tyre në Munih pritet të zgjatet edhe me një vit, duke qenë se që të dy rezultuan të rëndësishëm për Bayern në momentin kur drejtimin e tij e mori Jupp Heynckes.

Robben u transferua te Bayern në vitin 2009 nga Real Madridi dhe gjatë këtyre nëntë sezoneve ka luajtur 285 ndeshje me fanellën e skuadrës bavareze, duke shënuar 138 gola e duke fituar 7 tituj në Gjermani, 4 Kupa të Gjermanisë dhe 1 Ligë Kampionesh.

Ndërsa Ribery u bashkua me Bayern në vitin 2007, nga Olympique Marseille për të luajtur 381 ndeshje me 117 gola. Ashtu si Robben, edhe Ribery fitoi Ligën e Kampionëve me Bayern në 2013, 8 tituj të Bundesligës dhe 5 Kupa të Gjermanisë.