Futbollisti brazilian pritet të largohet nga Barcelona gjatë janarit

Futbollisti brazilian pritet të largohet nga Barcelona gjatë janarit

Interi është shumë pranë arritjes së marrëveshjes me Barcelonën për transferimin e mesfushorit Rafinha Alcantara, i cili nuk bënë pjesë në planet e trajnerit Ernesto Valverde.

24-vjeçari i lindur në Brazil, vëllai i Thiago Alcantaras që luan me Bayern Munich, vjen pas një lëndimi të rëndë të pësuar në muajin prill të vitit të kaluar, por që prej 45 ditësh po stërvitet intensivisht me “blaugranat”.

Formula e transferimit do të jetë në huazim, me të drejtë blerjeje nga Interi për 15 deri 20 milionë euro.

Lucciano Spalletti, në rast se marrëveshja mbyllet me sukses, do të ketë në dispozicion një mesfushor me shumë cilësi, taktikisht i aftë për të ndryshuar modulin e lojës së zikaltërve.