Milwaukee Bucks kanë ndërprerë serinë prej tri humbjesh radhazi

Milwaukee Bucks kanë ndërprerë serinë prej tri humbjesh radhazi

Nën kampionët e NBA u ndalën nga Milwaukee Bucks në BMO Harris Bradley Center, duke u mundur me rezultatin 116:119.

Clevelandit nuk i bëri punë as paraqitja e jashtëzakonshme e LeBron James, i cili e mbylli takimin me 39 pikë dhe 7 asistime, por që në fund dolën të jenë të pamjaftueshme për të shmangur humbjen e nëntë sezonale.

Ndërkohë te vendasit shkëlqeu greku Giannis Antetokounmpo që realizoi 28 pikë, dhe 14 kërcime. Antetokounmpo u ndihmua edhe nga Eric Bladsoe, që shtoi edhe 26 pikë të tjera për Bucks.

Sacramento Kings fiton ndaj Philadeplhia 76ers me rezultat 101:95 në parketin e kësaj të fundit. Zach Randolph dhe Buddy Hield ishin më të mirët për Kings me nga 27 përkatësisht 24 pikë.

New Orelans Pelicans nuk shfrytëzuan paraqitjen shumë të mirë të Anthony Davis i cili realizoi 37 pikë, por që në fund rezultuan të pamjaftueshme në humbjen nga Washington Wizards 106:116. Bradley Beal ishte më i miri te kryeqytetasit me 26 pikë.