Portieri 18 vjeçar ende nuk ka vendosur nëse do të largohet nga Milani

Portieri 18 vjeçar ende nuk ka vendosur nëse do të largohet nga Milani

Ginluigi Donnarumma e ka të paqartë të ardhmen e tij dhe sipas portierit të Juventusit, Gianluigi Buffon ai nuk do të gabonte po që se do të zgjidhte të shkonte te Juventusi.

Buffon pritet të pensionohet në fund të këtij stinori dhe në Itali, Donnarumma shihet si pasuesi i legjendës së Juves.

“Nuk e di saktësisht situatën e tij te Milani, por nëse ai zgjedh Juventusin nuk do të gabonte”, ka thënë Buffon për Gazzetta dello Sport.

“Donnarumma është lojtar i Milanit dhe nuk e di se çfarë lidhje ka ai me klubin, por e rëndësishme është të dëgjosh gjithnjë atë që të thotë zemra”, ka theksuar Buffon.