“Neymar ka raport të mirë me të gjithë lojtarët"

“Neymar ka raport të mirë me të gjithë lojtarët”

Ish-presidenti i Barcelonës, Jordi Cardoner ka pranuar se lojtarët kanë kërkuar rikthimin e yllit të PSG-së, Neymar.

Është konfirmuar që dy ofertat për kapitenin e Brazilit janë refuzuar gjatë afatit kalimtar.

Cardoner tha se dëshira e lojtarëve për të luajtur përsëri me brazilianin ka qenë e madhe.

“Neymar ka raport të mirë me të gjithë lojtarët, është lojtar i mirë. Lojtarët kanë sugjeruar për rikthimin e tij”, deklaroi ai.

Transferimi i tij dështoi, por sipas disa spekulimeve gjiganti spanjoll ende nuk ka hequr dorë.