Mbrojtësi i Real Madridit është gati të kalojë problemet kardiake

Mbrojtësi i Real Madridit është gati të kalojë problemet kardiake

Virusi që i shkaktoi probleme me zemrën, mbrojtësit të Real Madridit, Dani Carvajal është zhdukur.

25-vjeçari iu nënshtrua trajtimeve të specializuara që ka dhënë efekt. Sidoqoftë trajtimi ende nuk mund të konsiderohet 100% i përfunduar pasi mjekët që po merren me Carvajal kanë vendosur që lojtari të vazhdojë të jetë nën kujdesin e tyre deri sa gjendja e tij të stabilizohet plotësisht.

Mbrojtësi prej 30 shtatorit ka braktisur çdo aktivitet fizik. Carvajal vuan nga një lloj virusi që  në rast mos trajtimi përbën rrezik të madh për lojtarin, çka do ti shkaktonte atij aritmi si dhe pasoja akoma edhe më të rënda.

Përkundër përmirësimit të gjendjes shëndetësore të lojtarit, Real Madridi nuk ka dhënë një datë se kur do të kthehet ai sërish për të luajtur futboll.