"Nuk na intereson nëse PSG-n e llogarisin favorite. Do të jenë 180 minuta për t’i luajtur”

“Nuk na intereson nëse PSG-n e llogarisin favorite. Do të jenë 180 minuta për t’i luajtur”

 

Mbrojtësi i Real Madridit, Dani Carvajal e pranon se përballja me PSG-n është ndeshja e sezonit për skuadrën e tij këtë sezon të garave.

“Los Blancos” të mërkurën mbrëma ballafaqohen me PSG-n në kuadër të Champions League-s.

Madrilenët opsion të vetëm në këtë sezon e kanë pikërisht trofeun e Championsit, pasi që më herët janë eliminuar nga Kupa e Mbretit, derisa edhe gjasat në La Ligë janë minimale.

“Ne do luajmë ndeshjen e sezonit tonë kundër PSG-së. Ky është një realitet, nuk ka nevojë të them më shumë”, ka thënë Carvajal.

“Kjo është ndeshje në të cilën ne e kemi opsione të vetëm. Nuk na intereson nëse PSG-n e llogarisin favorite. Do të jenë 180 minuta për t’i luajtur”.

“Është ndeshje futboll dhe ne jemi Real Madridi”, theksoi ai.