Ish-futbollisti i Real Madridit akuzohet për fshehje të tatimit

Ish-futbollisti i Real Madridit akuzohet për fshehje të tatimit

Një tjetër futbollist përballet me drejtësinë në Spanjë. Këtë herë është Ricardo Carvalho ai i cili është dënuar për fshehjen e tatimit ndaj shtetit spanjoll.

Portugezi ka luajtur me Realin nga 2010 deri më 2013 ka pranuar fajin për dëmin që i ka shkaktuar shtetit.

Fillimisht prokuroria spanjolle kishte kërkuar dënim prej një viti për Carvalhon dhe dënim prej 300.000 eurove, por pas apelit ajo është ulur në shtatë muaj burg dhe 142.822 euro dënim.

Carvalho ka luajtur edhe me skuadra të tjera të njohura si Porto, Chelsea dhe Monaco.