Cavani ka vendosur të largohet nga PSG-ja

Cavani ka vendosur të largohet nga PSG-ja

Juventus pritet të bëjë disa transferime në afatin e janarit. Sulmuesi uruguajan, Edinson Cavani dëshiron që karrierën ta vazhdojë te Juventusi, pasi përfaqësuesit e tij tashmë kanë kontaktuar ekipin italian. Kështu ka njoftuar të martën “Calciomercato.com”.

Mësohet se Cavani ka vendosur të largohet nga PSG-ja, në fund të këtij edicioni dhe te Juventusi do të transferohej si futbollist i lirë. Ai ka kërkuar kthimin në Serie A për edicionin e ri, kurse ekipi i tij i preferuar mbetet Juventusi.

Cavani 32-vjeçar, është pjesë e PSG-së prej vitit 2013 dhe me këtë ekip ka fituar pesë tituj kampioni të Francës. Cavani karrierë ka bërë edhe në Itali, me ekipet si Napoli e Palermo.

Madje, me Napolin ai ka fituar një kupë të Italisë, si dhe dy herë rresht ishte shpallur si golashënuesi më i mirë në Serie A. Këtë edicion, ka shënuar dy gola në katër lojë.