Dy skuadrat më të forta në NBA po kalojnë në një formë të mirë të rezultateve

Dy skuadrat më të forta në NBA po kalojnë në një formë të mirë të rezultateve

Shumë ndeshje brenda një nate në NBA, ku skuadrat favorite nuk zhgënjyen duke fituar.

Ekipi me formën më të mirë aktualisht, Cleveland Cavaliers, regjistroi fitoren e 13-të rresht, duke mposhtur Sacramento Kings, 101:95 Sacramento Kings.

LeBron James ishte edhe njëherë protagonist absolut në lojën e nënkampionëve. Ylli i Cavs realizoi 32 pikë ishte vetëm një asistim larg triple-double, duke e mbyllur ndeshjen me 11 kërcime dhe 9 asistime.

Kiry Irving vazhdon të jetë vendimtar për Boston Celtics, që mposhti 97:90 Dallas Mavericks. Fundori i Celtics realizoi 23 pikë që ishin të mjaftueshme për ecurinë e suksesshme të Bostonit që vazhdon të kryesojë në Konferencën e Lindjes me katër fitore më shumë se Cleveland.

Pa Stephen Curryn në ekip, e gjithë përgjegjësia ra mbi Kevin Durant dhe ai nuk zhgënjeu duke udhëhequr Golden State Warriors drejt fitores ndaj Charlotte Hornets, 101:87.

Durant ishte thjesht fantastik në këtë sfidë duke koleksionuar një triple-double prej 35 pikësh, 11 kërcimesh dhe 10 asistimesh. Warriors përkundër kësaj fitoreje vazhdojnë të mbesin në vendin e dytë në Perëndim, pasi i pari vazhdon t’i takojë Houston Rockets.