Spanjolli i mahnitur nga loja e "Reds"

Spanjolli i mahnitur nga loja e “Reds”

Mesfushori i Arsenalit, Dani Ceballos pranoi që janë shkatërruar nga Liverpooli muajin e kaluar.

Mesfushori i Realit këtë verë është huazuar nga Arsenali dhe në katër ndeshjet e para humbi vetëm një ndeshje.

Spanjolli është në formë të mirë dhe është mahnitur nga loja e “Reds”.

“Nuk kam parë asnjëherë lojë të tillë. Nuk kam parë ndonjë klub që luan mirë, bën presion mirë. Ajo lojë kishte efekt të unë. Kaluan shumë kohë duke u mbrojtur dhe sapo kishim topin bënin presion dhe arritën ta kthejnë topin në dominimin e tyre. Mendoj se Klopp, ka skuadrën që e ka dashur para katër vjetëve”, deklaroi ai.

Arsenali këtë sezon është në vendin e pestë me shtatë pikë të fituara dhe të dielën do të kenë punë me Watfordin.