Ndeshja përfundoi me barazim

Ndeshja përfundoi me barazim

Futbollistët e Real Madridit kanë fituar vetëm një pikë përballë Celta Vigos, në kuadër të javës 24 në La Liga. Të përzgjedhurit e Zinedine Zidane kanë barazuar vetëm 2:2 përballë skuadrës, e cila ndodhet në zonën e rrezikuar të tabelës.

Edhe pse pritej që madrilenët të shënonin fitore të lehtë si vendës dhe të ruanin epërsinë ndaj Barcelonës, në fund ata u kënaqën vetëm me një barazim. Mysafirët erdhën të parët në epërsi me golin e Smolov në minutën 7.

Real Madrid barazoi shifrat në pjesën e dytë përmes Toni Kroos në minutën 52, ndërsa Sergio Ramos nga penalltia shënoi golin e dytë në minutën 65.

Celta Vigo befasoi të gjithë të pranishmit në stadium kur siguroi barazimin me golin e Santi Mina pesë minuta para fundit të ndeshjes.

Real Madrid ka 53 pikë në pozitën e parë në tabelë, pasuar nga Barcelona me 52. Celta Vigo renditet e 17-ta me 21 pikë dhe deri në fund të garave e pret luftë e madhe për mbijetesë.