Ndeshja përfundoi me rezultat 3-2

Ndeshja përfundoi me rezultat 3-2

Skuadra e Chelsea ka arritur që të sigurojë fitoren e parë në kampionat. “Blut e Londrës” mposhtën Norwich me rezultatin 3-2.

Ishte një ndeshje e vështirë për djemtë e Lampard por në fund dolën fitues.

Abraham njeriu që u bë protagonist në finalen e Super Kupës së Europës kur humbi penalltinë, këtë herë ishte vendimtarë me 2 golat e realizuar (3) (68). Golin tjetër për Chelsean e shënoi Mount (17), ndërsa për Norwich shënuan Cantwell në minutën e 6 dhe Pukki në të 30-tën

Chelsea pas dy takimeve të parë, ku kishte arritur të marrë vetëm një pikë, duke barazuar me Leicester City dhe duke u mundur nga Manchester United, këtë herë mori tre pikët e plota.