Chelsea - Tottenham 2:0

Chelsea – Tottenham 2:0

Futbollistët e Chelseat shënuan fitoren e dhjetë në këtë edicion garash në Premier Ligë, pasi ishin më të mirë në udhëtim kundër Tottenham me rezultat 2:0.

Willien shënoi dy herë në pjesën e parë për skuadrën e Frank Lampard, në minutën 12 dhe minutën e katërt shtesë nga penalltia.

Son Heung-min u ndëshkua me karton të kuq në minutën 62 dhe deri në fund të ndeshjes Toittenham mbeti me një lojtar më pak në fushë.

Për Tottenham kjo ishte humbja e gjashtë në këtë edicion garash dhe tash skuadra, e cila nuk është në formë të mirë, renditet në pozitën e shtatë në tabelë me gjithsej 26 pikë të grumbulluara.