Emri që lakohet më tepër në “Stamford Bridge” është  Timo Werner

Emri që lakohet më tepër në “Stamford Bridge” është  Timo Werner

Me heqjen e dënimit nga FIFA, drejtuesit e Chelsea-t duket se janë gati të shpenzojnë shuma të konsiderueshme në merkato për të përforcuar skuadrën.

Emri që lakohet më tepër në “Stamford Bridge” është ai i sulmuesit gjerman të Leipzig, Timo Werner. 23-vjeçari po kalon një formë të shkëlqyer këtë sezon, ku deri më tani ka arritur të shënojë 18 gola dhe të japë 6 asiste në 17 takime të luajtur në Bundesligë.

Më herët Werner ka qenë i lidhur me një kalim te Liverpool apo Bayern Munich, por drejtuesit e Leipzig kanë kthyer mbrapsht çdo ofertë në drejtim të tij.

Sulmuesi i përfaqësueses gjermane u bashkua me Leipzig në vitin 2016 nga Stuttgart, ndërsa ka një kontratë që përfundon në qershor të vitit 2023.