Mbrojtësi danez është kthyer në një titullar në ekipin e Antonio Contes

Mbrojtësi danez është kthyer në një titullar në ekipin e Antonio Contes

Andreas Christensen ka befasuar këtë stinor me paraqitje të mira te Chelsea.

I transferuar nga Borussia Moenchengladbach, danezi i ka bindur të gjithë me paraqitjet e tij duke u shndërruar në një nga lojtarët më të rëndësishëm të “Bluve” në qendër të mbrojtjes, madje duke zënë edhe vendin e David Luiz.

Për ta vlerësuar lojtarin danez për paraqitjet që ka bërë gjatë këtij sezoni drejtuesit e Chelsea-it i kanë rinovuar kontratën deri në vitin 2022.

Në këtë mënyrë Christensen do të jetë i lidhur edhe për 4 vite e gjysmë me skuadrën londineze.