Guardiola dëshiron përforcime

Guardiola dëshiron përforcime

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola dëshiron përforcime dhe dy lojtarët e Realit janë në radar.

City ka përgatitur 93 milionë euro për të transferuar Iscon dhe Eder Militao në afatin e janarit.

Kampioni i Anglisë këtë sezon ka qenë në formë jo të mirë në Premierë Ligë, pasi janë 14 pikë mbrapa Liverpoolit.

Sipas El Desmarque, City është duke shpresuar të transferojë Iscon dhe Militaon.

Isco shihet si zëvendësimi adekuat i David Silvas, i cili do të largohet në fund të sezonit.

Ndërsa Militao është zëvendësimi adekuat i të lënduarit Aymeric Laporte.

Gjiganti anglez do përballet me Real Madridin në kuadër të 1/16 e Ligës së Kampionëve.