Humbje e papritur për Golden State Warriors

Humbje e papritur për Golden State Warriors

Kampionët në fuqi të NBA u befasuan në sfidën e zhvilluar në shtëpinë e tyre Oracle Arena nga Los Angeles Clippers duke pësuar humbje me rezultat 106:125.

Periudha e parë ishte shumë interesante me kosha të shumtë të realizuar nga njëri krah në tjetrin. Warriors shkuan në avantazh prej 4 pikësh në pushimin mes pjesëve falë një Kevin Durant në super formë, i cili mbërriti në kuotën e 20.000 pikëve në karrierë.

Gjithsesi, në çerekun e tretë gjithçka nisë të shkojë në favor të Clippers. E merr lojën në dorë i pandalshmi Lou Williams që shënon 27 pikë vetëm në këtë periudhë nga gjithsejtë 50 sa i realizoi në tërësi në këtë takim, kurse kalifornianët realizojnë një rikthim të madh ndaj kryesuesve të Perëndimit, duke marrë fitoren e 20-të sezonale.

Houston Rockets triumfon 121:112 ndaj Portland Trail Blazers, duke siguruar fitoren e 29-të në sezonin e rregullt.

Në Toyota Center shkëlqeu Chris Paul me 37 pikë, 11 asistime dhe 7 kërcime, ndërsa Eric Gordon shtoi edhe 30 pikë të tjetër për Rockets, që pasi krijuan një diferencën prej 10 pikësh në fund të pjesës së parë, në dy periodat e fundit u mjaftuan me ruajtjen e avantazhit.

Edhe pas kësaj fitoreje Houstoni mbetet në vendin e dytë në Konferencën e Perëndimit pas Golden State.

Edhe një humbje për Oklahoma City Thunder, që vazhdon ecurinë negative në këto ndeshjet e fundit.

Edhe pse Russell Westbrook ishte i pandalshëm me 38 pikë, 5 asistime dhe 10 kërcime, nuk mjaftoi sërish që Thunder të shmangin humbjen, duke pësuar 88:104 nga Minnesota Timberwolves.