Sulmuesi i Manchester United afër transferimit në Inter

Sulmuesi i Manchester United afër transferimit në Inter

Ish-trajneri i kombëtares së Kilit, Jose Sulantay ka thënë se Antonio Conte është trajneri ideal për Alexis Sanchez.

Sulmuesi i Manchester United është shumë afër transferimit në Inter.

Sulantay, i cili e ka trajnuar me herët futbollistin kilian, beson që Sanchez për një kohë të shkurtër do të kthehet në formë.

Sanchez e njeh shumë mirë kampionatin e Italisë dhe është i gatshëm për të luajtur në një ekip të fortë dhe të organizuar si Interi. Nën urdhrat e Contes, ai do të rikthehet në formën e duhur. Besoj që do të ketë një rol të rëndësishëm në planet e “neurazurëve”. Pavarësisht disa sezoneve të vështira, është i gatshëm për të dhënë më të mirën”, deklaroi ai.