Interi i Luciano Spallettit renditet i katërti në Serie A

Interi i Luciano Spallettit renditet i katërti në Serie A

Antonio Conte do ta marrë drejtimin e Interit këtë verë. 49-vjeçari do ta zëvendësojë Luciano Spallettin në stolin zikaltër nga sezoni 2019/20.

Në orët e fundit, Interi e ka marrë konfirmimin nga përfaqësuesit e Contes se ish-trajneri i Italisë dhe Chelseat do ta pranojë propozimin e klubit.

Trajneri italian do të ketë pagë vjetore në vlerë 10 milionë euro në Inter.

Ai u shkarkua nga posti i trajnerit të Chelseat në korrik të vitit 2018 dhe që prej atëherë ka qenë i lirë.

Conte i kaloi 13 sezone në Serie A ,si lojtar i Juventusit, para se të bëhej trajner i bardhezinjve më 2011, duke i fituar tre tituj në tri sezone në Torino.

Interi i Luciano Spallettit renditet i katërti në Serie A, një javë para përfundimit të kampionatit, dhe i duhet fitorja në shtëpi kundër Empolit të dielën për ta siguruar kualifikimin në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.