Ende nuk është arritur asnjë marrëveshje

Ende nuk është arritur asnjë marrëveshje

Trajneri i Interit, Antonio Conte nuk ka hequr dorë nga mesfushori i Barcelonës, Arturo Vidal.

Interi që një kohë është i interesuar për kilianin, mirëpo ende asnjë marrëveshje nuk është arritur.

Barcelona po mundohet t’i shesë disa lojtarë në ditët e ardhshme nëse dëshirojnë ta transferojnë në klub yllin e PSG-së, Neymar.

Ka shumë spekulime të cilët thonë se Vidal është një ndër lojtarët të cilët do të sakrifikohen.

Mediat italiane thonë se Conte dëshiron ta shton një mesfushorë në klub dhe prioritet është Vidal.