Madrid mopshti Betisin

Madrid mopshti Betisin

Atletico Madrid ka shënuar sot fitore në udhëtim kundër Real Betis me rezultat 2:1, në kuadër të javës 18 të La Ligës.

Golat për mysafirët i shënuan Angel Correa në minutën 58 dhe Alvaro Morata gjashtë minuta para përfundimit të takimit.

Me këtë fitore, Atletico Madrid vazhdon të qëndrojë në pozitën e katërt të tabelës me 32 pikë, shtatë më pak se lideri Barcelona.

Për vendësit golin e vetëm e shënoi Marc Batra në minutën e tretë të kohës shtesë të takimit.

Në anën tjetër, Real Betis pësoi humbjen e shtatë në këtë edicion garash duke mbetur kështu në pozitën 13 me gjithsej 23 pikë.