Jurgen Klopp beson se Philippe Coutinho e pëlqen njësoj Liverpool-in, edhe pasi ata nuk e lejuan largimin e tij në drejtim të Barcelonës

Jurgen Klopp beson se Philippe Coutinho e pëlqen njësoj Liverpool-in, edhe pasi ata nuk e lejuan largimin e tij në drejtim të Barcelonës

Gjatë merkatos verore, braziliani kishte bërë kërkesë zyrtare për largim nga ‘c’ në drejtim të ‘Camp Nou’, dhe katalanët kanë bërë katër oferta për 25 vjeçarin, por ‘The Reds’ nuk e lejuan largimin e tij.

“Nganjëherë duhet të kalosh gjëra të tilla. Ai e do futbollin dhe Liverpool-in gjithashtu, prandaj nuk shoh ndonjë problem, nuk ka ndodhur asgjë e pafalshme”, ka thënë Klopp.

Coutinho ende nuk është paraqitur për skuadrën e Liverpool këtë sezon.

Ai është lënë jashtë skuadrës edhe për ndeshjen derbi kundër Manchester City-t.