Coutinho është i lidhur me një kalim te Tottenhami

Coutinho është i lidhur me një kalim te Tottenhami

Ish-mbrojtësi i Barcelonës, Edmilson ka thënë se Philippe Coutinho duhet të largohet nga Barcelona.

Mesfushori brazilian është i lidhur me një kalim te Tottenhami ose Arsenali në formë huazimi.

Coutinho arriti me presion në ekip. Kur u largua Iniesta, iu kërkua të zërë vendin e tij. Ishte Arthur i cili zëvendësonte Iniesten. Rakitiç, Arthur dhe Busquets janë në mesfushë. Coutinho luajti në anën e majtë për të zëvendësuar Ousmane Dembele, i cili ishte i lënduar. Në Angli luante në pozicionin e Messit. Me Brazilin luajti në anën e djathë dhe luajti shumë mirë në Kupën e Amerikës. Është një lojtar i mirë, mirëpo nuk ka vend në ekipin e Barcelonës”, deklaroi ai.