Çmimi i biletave varësisht nga vendi në stadium

Çmimi i biletave varësisht nga vendi në stadium

Biletat për ndeshjen kthyese mes Trepçës ’89 dhe Vikingurit, kanë dal sot në shitje.

Kampionët e Kosovës dhe ata të Ishujve Faro do të përballen të martën mbrëma në “Adem Jashari” në sfidën kthyese të rundit të parë kualifikues për Ligën e Kampionëve. Klubi nga “Riza Lushta” përmes një njoftimi ka bërë të ditur se biletat do të dalin sot në shitje. Çmimi i biletave është nga 2 deri në 7 euro.

“Qytetarë të Republikës së Kosovës Ju njoftojm se nga dita e Dielë 02.07.2017. Do të dalin në shitje Biletat për ndeshjen e kthimit për kualifikim të Ligës së Kampionëve ndërmjetKF Trepça’89 FC – VIKINGUR GØTA”, thuhet në njoftimin i KF Trepçës.