Ish-futbollisti i Barcelonës dhe Juventusit nuk i pëlqen krahasimet mes dy futbollistëve

Ish-futbollisti i Barcelonës dhe Juventusit nuk i pëlqen krahasimet mes dy futbollistëve

Paulo Dybala është duke kaluar momente shumë të mira me Juventusin ku ka realizuar pesë gola në tri ndeshjet e para.Mediat në Itali kanë nisur ta krahasojnë 23-vjeçarin me Lionel Messin dhe kjo gjë nuk po i pëlqen Edgar Davidsit, i cili mendon krahasimet e tilla nuk i bëjnë mirë Dybalas

“Nëse doni ta lëndoni Dybalan, atëherë vazhdoni me krahasime të tilla”, ka thënë Davids për Gazzetta dello Sport.“Duhet ta lëmë të qetë djaloshin. Juve ka në duart e veta një talent të rrallë dhe nuk duhet vënë aq shumë presion mbi të”.

“Kurora e Messit peshon shumë, pasi që aktualisht ai është një nivel tjetër. Messi shënon shumë gola çdo vit, e sidomos në ndeshjet vendimtare”.

“Dybala do të rritet si lojtar edhe më shumë, por për këtë ka ende kohë”, ka theksuar Davids.