​Dëmtimi në derbi

​Dëmtimi në derbi

Stefano Sensi do të mungojë me përfaqësuesen e Italisë në sfidën ndaj Greqisë dhe Lihtenshtajnit në eliminatoret e “Euro 2020”.

Për shkak të një dëmtimi mesfushori i Interit është detyruar të largohet nga fusha në pjesën e parë të sfidës kundër Juventusit, pasi Conte e zëvendësoi përpara kohe me Matias Vesinon.

Nga analizat e para mjekësore ka rezultuar një dëmtim në kofshën e djathtë dhe tashmë ai nuk do të grumbullohet me përfaqësuesen “axurre”.

Stefano Sensi do të jetë larg fushave të blerta 2-4 javë.