Një natë magjike për yllin e skuadrës kanadeze. Toronto Raptors vuajtën por në fund fituan ndaj Milwaukee Bucks pas vazhdimeve me rezultat 131:127

Një natë magjike për yllin e skuadrës kanadeze. Toronto Raptors vuajtën por në fund fituan ndaj Milwaukee Bucks pas vazhdimeve me rezultat 131:127

Kjo është fitorja e 12-të radhazi për Raptors në shtëpi që kanë një ecuri fantastike në Air Canada Center me 14 fitore dhe vetëm një humbje.

DeMar DeRozan me 52 pikë ishte i pandalshëm për ekipin kundërshtar, duke udhëhequr Toronton drejt një triumfi dramatik. Kyle Lowry shtoi 26 pikë të tjera në këtë sukses

Pas vazhdimeve u përcaktua edhe fituesi në duelin mes Chicago Bulls e Portland Trail Blazzers, aty ku skuadra mysafire ia doli të kthehej me fitore 124:120.

CJ McCollum udhëhoqi Blazzers drejt fitores me 32 pikë të realizuara kurse te Bulls më i miri ishte Kris Dunn  me 22 pikë.

Tjetër humbje për Los Angeles Lakers, të cilët pësuan disfatën e shtatë rresht dhe të 25-ën këtë sezon, pasi u mundën këtë herë nga Minnesota Timberwolves 96:114.

Jimmy Buttler shkëlqeu në fitoren e Wolves me 28 pikë të realizuara, kurse te Lakers u dallua Jordan Clarkson me 20 por të pamjaftueshme për të shmangur humbjen.