Sulmuesi spanjoll vazhdon të ketë telashe me Atletico Madridin për kontratën e re

Sulmuesi spanjoll vazhdon të ketë telashe me Atletico Madridin për kontratën e re

Aventura e dytë e sulmuesit, Diego Costa tek Atletico Madrid rrezikon të mbyllet më herët sesa kontrata mes palëve.

Futbollisti problematik, refuzoi të stërvitet me pjesën tjetër të ekipit në seancën e fundit, pavarësisht se u prezantua në grumbullimin e klubit madrilen.

Zyrtarisht nuk është as me lejen e klubit dhe as i dëmtuar, e burime për mediet spanjolle bënë të ditur se futbollisti brazilian që mbron ngjyrat e flamurit spanjoll, ka vendosur pa konsultim të refuzojë klubin.

Kjo, për shkak të hetimit të brendshëm që ka nisur Atletico Madridi mbi tetë javët e pezullimit, pas përjashtimit që sulmuesi mori në ndeshjen ndaj Barcelonës.

Atletico mbrojti fillimisht futbollistin e saj me të gjitha mënyrat, por, përballë disiplinës u faktuan përmes raportit të arbitrit dhe provave audio, se lojtari meritoi dënimin.

Në fundin e sezonit ai do të marrë një gjobë të majme, por, kjo situatë sjell krisje serioze mbi qëndrimin e Diego Costës tek Atletico.