Portieri 18 vjeçar është kritikuar ashpër nga tifozët e Milanit

Portieri 18 vjeçar është kritikuar ashpër nga tifozët e Milanit

Gianluigi Donnarumma asnjëherë nuk ka kërkuar të largohet dhe dëshira e tij e vetme ka qenë për të qëndruar te Milani. 18 vjeçari ka rinovuar kontratën e tij me klubin në korrik, deri në vitin 2021.

Por, situata me tifozët u acarua kur dolën spekulimet se ai dëshiron largimin dhe se ka kërkuar prishjen e kontratës me Milanin. Megjithatë drejtori Sportivi i ‘Rossonerëve’ Massimo Mirabelli ka theksuar se Donnarumma nuk ka kërkuar asnjëherë të largohet.

“Gigio ka rinovuar dhe ai ka shprehur dëshirën që të qëndrojë te Milani. Ne do të ishim të kënaqur nëse ai do të përfundonte karrierën këtu”.

“Momentin kur ai nuk dëshiron që të qëndrojë, atëhdrë ne do ta lirojmë. Askush nuk qëndron pa dëshirë”, u shpreh Mirabelli.