Sancho, Witsel e Reus ishin ata që shënuan golat

Sancho, Witsel e Reus ishin ata që shënuan golat

Dortmundi ka marrë një pikë në shtëpi ndaj Paderbonit, duke barazuar me rezultat 3-3.

Mysafirët shënuan tre gola në pjesën e parë, duke shokuar Dortmundin. Mamba shënoi dy herë dhe njëherë shënoi Holtmani.

Në pjesën e dytë Dortmundi tregoi fytyrën e saj të vërtetë duke shënuar tre herë.

Sancho, Witsel e Reus ishin ata që shënuan golat për Dortmundin në këtë takim.

Dortmundi tani është në vendin e 5-të dhe ka 20 pikë, derisa Paderborni është në të fundit dhe ka vetëm 5 pikë.