Janë dashur vazhdimet që të vendosnin fituesin në sfidën mes Lakers dhe Warriors

Janë dashur vazhdimet që të vendosnin fituesin në sfidën mes Lakers dhe Warriors

Prania e Kobe Bryant në Staples Center motivoi skuadrën e Los Angeles Lakers që arriti të luftonte si e barabartë me kampionët në fuqi të NBA, por mos përvoja bëri që ata ta humbin ndeshjen pas vazhdimeve me rezultat të ngushtë 114:116.

Fjalën kryesore në Staple Center e dha Kevin Durant me 36 pikë të realizuara përfshirë këtu edhe koshin vendimtar me vetëm 7 sekonda para fundit të vazhdimeve. Duhet cekur që te Warriors mungonin Stephen Curry dhe Draymond Green. Në anën tjetër te Lakers u dallua Kyle Kuzma me 25 pikë.

Megjithatë vendi i parë në Perëndim vazhdon të mbahet nga Houston Rockets që edhe mbrëmë ia dolën të fitonin për të 14-tën herë rresht, duke mposhtur bindshëm Utah Jazz 120:99.

Eric Gordon që e nisi ndeshjen si rezervist realizoi 33 pikë, i ndihmuar edhe nga James Harden me 26 e Clint Capela me 24 pikë e 20 kërcime.

Fitore në sekondat e fundit edhe për Boston Celtics që triumfuan ndaj Indiana Pacers.

Terry Rozier ishte hero i Celtics pasi rrëmbeu një top dhe realizoi koshin e fitores 1 sekondë para fundit të ndeshjes, duke i dhënë fitoren skuadrës së tij 112:111.

Liderët e Konferencës së Lindjes në fakt ishin në avantazh gjatë gjithë ndeshjes, por Pacers, në periudhën e fundit arritën të ktheheshin në lojë falë Oladipos, që realizoi plot 38 pikë. Te Boston më i miri ishte Kyrie Irving shëoi 30 pikë për Cetlics.