United e Tottenham pas Muriqit

United e Tottenham pas Muriqit

Gara për sulmuesin kosovar, Vedat Muriqi është duke u bërë gjithmonë e më e madhe.

United e Tottenham kanë dërguar agjentët e tyre për të parë kosovarin. Pos dy klubeve gjigante, agjentët e Juventusit kanë blerë disa bileta për derbin ndaj Galatasaray, në mënyrë që të shohin sulmuesin.

Fenerbahce ka thënë se nuk planifikojnë ta shesin Muriqin këtë sezon, për shkak se në kontratën e lojtarit nuk përfshihet një largim i mundshëm.

Sipas shumë spekulimeve gjiganti italian do të bëj ofertën e parë gjatë afatit të janarit.