Emre Can është duke i kaluar muajt e fundit si futbollist i Juventusit.

Emre Can është duke i kaluar muajt e fundit si futbollist i Juventusit.

Mesfushori gjerman ishte pranë largimit nga Zonja e Vjetër në verë, por në fund nuk erdhi oferta e duhur për të.

Trajneri Maurizio Sarri e ka lënë jashtë listës së Ligës së Kampionëve dhe kjo gjë nuk i ka pëlqyer mesfushorit.

Can ka paralajmëruar largimin nga Juventusit gjatë afatit kalimtar të janarit dhe duket se e ardhmja e tij është në La Liga.

Real Betis është skuadra më e interesuar për t’i fituar shërbimet e Can dhe tanimë besohet se kanë pasur një takim me agjentin e lojtarit.

Betis është gati të ofrojë 25 milionë euro te Juventusi për transferimin e gjermanit në La Liga.

Për 25-vjeçarin interesim ka shprehur edhe kampioni i Francës, Paris Saint Germain, por edhe dy skuadrat gjermane Schalke 04 dhe RB Leipzig.