“Secili qytet turk ka hapur dyert e tij për refugjatët"

“Secili qytet turk ka hapur dyert e tij për refugjatët”

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan deklaroi se rreth 250000 refugjatë po lëvizin drejt kufirit turk dhe se vendi po përpiqet ta parandalojë atë me masa të caktuara, por thekson se është e vështirë pasi siç tha ai, ata janë njerëz.

“Nga 200 deri në 250 mijë refugjatë po lëvizin drejt kufirit tonë. Ne po mundohemi ta parandalojmë këtë me masa të caktuara. Është shumë e vështirë”, tha Erdogan.

Ai kujtoi se Turqia deri më tani ka pranuar rreth pesë milionë refugjatë në territorin e saj.

“Secili qytet turk ka hapur dyert e tij për refugjatët dhe ne kemi pranuar gjithsej pesë milionë njerëz në Turqi, përfshirë katër milionë refugjatë sirianë. Derisa po e bëjmë këtë, ndjeshmëria e atyre që nuk duan të huaj në qytetet e tyre nuk është aspak bindëse”, tha Erdogan.