Ndeshja ka përfunduar me rezultat 1:1

Ndeshja ka përfunduar me rezultat 1:1

Manchester United dhe Everton kanë luajtur sot baras 1:1 në kuadër të javës 17 të kampionatit anglez në futboll.

Ndeshja ishte shumë e rëndësishme për të dy skuadrat, pasi United synon pozitën e pestë që aktualisht mban Tottenham, derisa mysafirët luftojnë të shmangen nga zona e rrezikshme për të lënë nga liga.

Everton erdhi i pari në epërsi me autogolin e Lindelof në minutën 36, ndërsa vendësit barazuan në pjesën e dytë përmes Greenwood në minutën 77.

Pas këtij barazimi, i shtati në këtë sezon, Manchester United është në pozitën e gjashtë në tabelë me 25 pikë, ndërsa Everton i 16-ti me 18 pikë.