Sulmuesi anglez pritet të largohet nga Arsenali

Sulmuesi anglez pritet të largohet nga Arsenali

Theo Walcott nuk është më në planet e Arsene Wenger dhe gjatë janarit ai do të transferohet në një skuadër tjetër.

Për anglezin është duke u interesuar Evertoni dhe këtë e ka konfirmuar edhe trajneri i kësaj skuadre, Sam Allardyce.

“Do të isha i lumtur po të mund ta shihja Walcottin këtu”, ka thënë Allardyce për gazetarët.

“Për ne do të ishte shumë i nevojshëm transferimi i tij”.

“Janë disa arsye pse ne po interesohemi për Walcott: cilësitë e tij para golit, shpejtësia dhe përvoja që ka. Ai po ashtu di të dhurojë asistime”.

“Nëse do të jetë e mundshme do të gëzohesha po ta shihja këtu. Ende nuk ka asgjë konkrete, por negociatat po vazhdojnë”, ka theksuar ai.