City mposht Port Valen

City mposht Port Valen

Manchester City kualifikohet për në raundin e katërt të FA Cup në futbollin anglez.

Skuadra kampione në fuqi e kompeticionit mposhti me shumë lehtësi Port vale me rezultatin 4-1.

Zinchenko ishte ai që hapi serinë e golave për City në minutën e 19, por Pope barazoi përkohësisht për skuadrën e Port Vale në minutën 35.

Gjithsesi, Manchester City shkoi në pushimin e ndeshjes me avantazhin 2-1 pas golit të shënuar nga Sergio Aguero.

Në pjesën e dytë, skuadra e Guardiolës arriti të gjejë rrugën e rrjetës edhe 2 herë të tjera me Harwood-Bellis dhe Foden për të fiksuar rezultatin 4-1.

Ndërsa Manchester United barazoi 0-0 me Wolwerhampton që do të thotë se çështja e kualifikimit mes tyre do të zgjidhet në sfidën tjetër që do të luajnë.