11 beteja në artet Mikse Marciale

11 beteja në artet Mikse Marciale

Federata e Arteve Mikse Marciale e Kosovës, sot mban konferencë, para mbajtjes për herë të parë në Kosovë të meçeve në MMA.

Konferenca mbahet në njërin nga hotelet në Prishtinë, duke filluar nga ora 11:00.

Gjatë ditës së diele në qytetin e Pejës, për herë të parë në Kosovë, organizohen meçe në MMA. Ngjarja do të fillojë nga ora 17:00 me 11 beteja.