Mbye në Feronikel nga afati i janarit

Mbye në Feronikel nga afati i janarit

FC Feronikeli ka arritur akord me super talentin, Basiru Mbye, i cili do t’i mbrojë ngjyrat e klubit nga Drenasi, nga afati kalimtar i janarit.

Basiru ka kohë që lidhet me futbollistin e Chelseas, Michy Batshuayi, për nga stili i tij i lojës mënyra e shënimit dhe fiziku i tij.

Sulmuesi ka arritur të realizojë 28 gola dhe 7 asiste për ekipën 2 të Lokeren nga Belgjika, para se të kalonte në skuadrën KV Oostende, me të cilën skuadër për gjysmësezoni ka realizuar 16 gola dhe ka bërë 2 asistime.

Mbye është lindur më 19 shtator 1999, në Bakoteh, 30 km afër kryeqytetit të Gambias, Banjul është sulmues, i gjatë 1,83m.

Mbye deri më tani ka përfaqësuar ekipin e të rinjëve të Gambisë, gjithashtu ai ka marrë ftesë edhe nga përfaqësuesja A.