Fiorentina dhe AC Milan kanë ndarë pikët duke luajtur baras 1-1, të shtunën në kuadër të javës së 19-të të Serisë A

Fiorentina dhe AC Milan kanë ndarë pikët duke luajtur baras 1-1, të shtunën në kuadër të javës së 19-të të Serisë A

‘Rossonerët’ pas fitores së madhe kundër Interit në kuadër të Kupës së Italisë, nuk kanë mundur të marrin më shumë së një pikë nga udhëtimi në Firencë.

Simeone (71’) zhbllokoi lojën, duke sjell Fiorentinën në epërsi prej 1-0, kurse, një pikë për skuadrën e Genaro Gatusso-s ia siguroi Calhanoglu (74’).

Pas këtij barazimi, Fiorentina është në vendin e gjashtë me 27 pikë, dy më shumë së Milani që renditet e e nënta.