Vazhdon forma e mirë e skuadrës së Houston Rockets

Vazhdon forma e mirë e skuadrës së Houston Rockets

Katër fitore radhazi për Houston Rockets, që këtë herë triumfuan ndaj rivalëve nga Teksas, skuadrës së Dallas Mavericks.

Ndeshja e luajtur në American Airlines Center, të Dallasit i takoi Rockets që triumfuan 104:97.

E pamjaftueshme ishte paraqitja shumë e mirë e Wesley Mathews, i cili realizoi 29 pikë, pasi Houstoni i prirë nga ylli i saj James Harden që realizoi 25 pikë, 13 asistime dhe 5 kërcime, regjistroi fitoren e 34-të këtë stinor.

Boston Celtics ndal më në fund serinë e humbjeve radhazi, duke triumfuar 113:102 ndaj  Los Angeles Clippers brenda në Staples Center.

Kyrie Irving me 20 pikë ishte lojtari më i mirë në radhët e Celtics, kurse Blake Griffin dhe Lou Williams me 23 pikë përkatësisht 20, u munduan të mbanin nën kontroll kryesuesit e Lindjes, por loja e mirë në mbrojtje e Celtics, e kombinuar edhe me paraqitjen e mirë të lojtarëve të stolit, bënë diferencën në këtë përballje.

Fitore e lehtë për San Antonio Spurs, që mposhtin si mysafir Memphis Grizzlies 108:85. Pau Gasol për pak sa nuk realizoi triple-double, me 14 pikë, 15 kërcime dhe 9 asistime.

Spurs edhe më tej mbeten në pozitën e tretë të Konferencës së Perëndimit.

Kthehet menjëherë te fitorja Toronto Raptors, që triumfoi 108:93 në parketin e Atlanta Hawks.

Kanadezët forcojnë pozitën e dytë në Konferencës së Lindjes, teksa kanë përfituar nga rënia e Cleveland Cavaliers.